HomeAktualitetVrasja në Elbasan/Kur Rama dhe Tahiri dekoronin ish-policin e RENEA, Arbër Paplekaj

Vrasja në Elbasan/Kur Rama dhe Tahiri dekoronin ish-policin e RENEA, Arbër Paplekaj

spot_img

Ish-efektivi i forcave RENEA, Arbër Paplekaj, autor i dyshuar i vrasjes së 56-vjeçarit Pjerin Xhuvani në Elbasan, rezulton i dekoruar me një sërë çmimesh për suksese në karrierën e tij.

Më 5 janar të vitit 2014, ai ka marrë një certifikatë mirënjohjeje nga misioni këshillues i policisë së shtetit në Afganistan.

Në vitin 2015, ai mori një certifikatë mirënjohje edhe nga kryeministri Edi Rama për “merita krejt të veçanta në luftën kundër terrorizmit”.

Paplekaj ka qenë një nga efektivët më të mirë në radhët e policisë së shtetit dhe ka qenë me mision në Afganistan. Me origjinë nga Tropoja, Paplekaj është babai i 4 fëmijëve.

Ai ka qenë për më shumë se 2 vjet shoqërues i Ambasadës Amerikane për shkak të trajnimeve të shumta i radhitur si një nga më të mirët.

3 muaj më parë është larguar nga stafi i ambasadës së SHBA dhe ka shërbyer si shoqërues i një biznesmeni në kryeqytet.

Tashmë Paplekaj ishte bërë pjesë e Strukturës së Mbrojtjes së Votës së Partisë Demokratike e përbërë nga ish-punonjës të Policisë së Shtetit.

Krah Ramës, Tahirit dhe Donald Lu/ Arbër Paplekaj mori nga kryeministri certifikatë vlerësimi në 2015 (FOTO) | Zgjohu Shqiptar Zbulohen emrat e të plagosurve në Elbasan, mes tyre efektivja, dhëndrri i viktimës dhe tre të tjerë të përfshirë në ngjarje të rënda (HISTORIKU) Arbër Paplekaj ka vjedhur nën kërcënimin e armës makinën e një qytetari për t'u vetëdorëzuar – A2 CNN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular