BallinaKryesorePROFIL/Një pedagoge, politikane qytetare, në listën e PD, kandidate për deputete në...

PROFIL/Një pedagoge, politikane qytetare, në listën e PD, kandidate për deputete në Tiranë

spot_img
spot_img

Nga Mina HYSA

Kanë mbetur më pak se 72 orë nga dita kur shqiptarët do të gjenden para kutive të votimit për të zgjedhur me votën e tyre, jo thjesht për 4 vitet që vijnë, por dhe për një dekadë e ndoshta më shumë. Mundësinë e kanë; do të iu duhet të zgjedhin mes dy alternativash, dy ekipesh dhe dy kapitenësh krejt të ndryshëm. Ndryshe nga kundështari politik që shpresën ende e ka te blerja e votës, intimidimi i zgjedhësve dhe bandat, Lulzim Basha vjen në këto zgjedhje me një program ekonomik të shkëlqyer, përgatitur nga ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj, një pjesë e të cilëve janë dhe pjesë e listave për deputet të Partisë Demokratike. Shkollimi dhe vizioni perëndimor i Lulzim Bashës, programi dhe ekipi janë garanci për një Shqipëri ndryshe nga 26 prilli.
Anëtarët e ekipit “Basha” janë personalitete të spikatura në fushat e tyre. Njëra prej tyre, pedagoge dhe psikologe, një zonjë e nderuar dhe e respektuar në të përditshmen e saj. Eshtë kandidate e PD në listën e Tiranës për herë të dytë, gëzon respektin e të gjithë atyre që e njohin sepse ka qytetarinë, durimin dhe energjinë për të dëgjuar dhe komunikuar me të gjithë ata që kanë një hall dhe shqetësim si dhe brenda mundësive të saja iu është gjendur sa ka mundur. Nga familja, është me rrënjë dhe ide të djathta, në politikën aktive, personalisht është angazhuar në vitin 2017.


Quhet Orjola Pampuri e renditura e 15 në listën e PD, qarku Tiranë, e njohur nga qytetarët si një psikologe e njohur në Tiranë, pedagoge dhe mjaft aktive në media me intervista e këshilla para dhe pas hyrjes në politikë në ato profesionale dhe politike. Ajo ka përfunduar doktoraturën në departamentin e Shëndetit Publik në Universitetin e Mjekësisë. Në zgjedhjet e vitit 2017, Orjola ishte listuar si e dyta në shkallë qarku dhe për kohën e përfaqësimit si ligjvënëse e qytetarëve ka ditur të jetë zëri i duhur i mbrojtjes së interesave të tyre, e pakompromisë me të keqen dhe me padrejtësitë. Në zgjedhjet e 25 prillit, Orjola është shumë e angazhuar duke punuar ngushtë me strukturat e PD në Njësitë Administrative ku është caktuar nga PD, por edhe qytetarët tek të cilët ka mbështetje të gjerë për të mundësuar një fitore bindëse në kryeqytet. E palodhur, Orjola Pampuri po kalon rrugë më rrugë, rrugicë më rrugicë, duke trokitur shtëpi më shtëpi për të shpalosur programin e PD, vizionin e liderit Basha për një Shqipëri të zhvilluar dhe anëtare të BE, ëndërr kjo e shqiptarëve.

  

Kush është Orjola Pampuri
Ka lindur në vitin 1981 në Tiranë. Eshtë diplomuar në psikologji, Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranes aty ku ka mbrojtur dhe doktoraturën. Para hyrjes në politikë, në media Pampuri njihej gjerësisht si specialiste e shëndetit mendor. Orjola Pampuri është një psikologe e njohur në Tiranë, pedagoge dhe mjaft aktive në media me pronononcime, intervista dhe këshilla. Ajo ka përfunduar doktoraturën në departamentin e Shëndetit Publik në Universitetin e Mjekësisë si dhe në karrierën profesionale ka punuar si lektore e Jashtme tek FSHS; pedagoge ne UET dhe Universitetin e Mjekësisë, specialiste e Shendetit Mendor (ISHP).  Zonja Pampuri ka spikatur si zë publik në mbrotjjen e interesit publik jo vetëm si qytetare profesioniste por e ka bërë këtë gjë dhe politikisht ku kanë qenë të shumta denoncimet e saj ndaj Rilindjes në pushtet nga foltorja ose jo e  selisë blu. Si një qytetare e përgjegjshme, si një profesioniste e denjë, Orjola Pampuri u angazhua në politikën aktive me zgjedhjen në vitin 2017 duke u angazhuar në takimet, tubimet e Partisë Demokratike dhe ishte krah demokratëve dhe në çdo protestë. Zonja Pampuri ishte shumë aktive edhe në çadrën e lirisë se PD ku më 22 prill ka folur në mbështetje të asaj kauze. Diti të ngjis jo vetëm me anëtarësinë e PD por dhe të jetë një figurë e pranueshme tek qytetarët. Ndaj në shtator 2017 do të bëhej pjesë e grupit parlamentar të PD si deputete. Orjola është edhe anëtare Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD. Eshtë në gaëe deputete në Kuvendin e Shqipërise ku po bën një fushatë në degët e PD nr.11 dhe 14, me qëllim që 25 prilli t’i siguroj PD një fitore spektakolare. Vota për PD, për nr.9 dhe Orjola Pampurin është një votë për Ndryshim.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular