BallinaKryesore“Të shmanget çdo incident artificial”/ Apeli i Presidentit Meta: Të gjithë i...

“Të shmanget çdo incident artificial”/ Apeli i Presidentit Meta: Të gjithë i kanë sytë nga Shqipëria! Ja thirrja për Policinë e Shtetit dhe administratën

Kur na ndajnë dy ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë me një apel për të gjithë qytetarët, që të dalin dhe të votojnë në mënyrë qytetar këtë të diel.

“Të dashur qytetarë, nëna, baballarë, motra, vëllezër dhe ju të reja dhe të rinj!

Mbeten vetëm 48 orë, kur me votën tuaj ju do të përcaktoni vullnetin e Sovranit për drejtimin e vendit.

Të gjithë i kanë sytë te Shqipëria, vendi më problematik i rajonit dhe i Europës për zbatimin e standardeve të demokracisë dhe të zgjedhjeve.

Le të manifestojmë me qytetari dhe kulturë demokratike, vullnetin tonë të lirë për zgjedhjen e përfaqësuesve tanë në drejtimin e vendit.

Prandaj , në këto orë të mbetura nga Referendumi historik i 25 Prillit, bëj thirrje, që të shmanget çdo incident artificial dhe provokim i qëllimshëm, që synon të dëmtojë zgjedhjet dhe imazhin e Shqipërisë.

Një thirrje të posaçme, u drejtoj të gjithë forcave të ruajtjes së rendit, Policisë së Shtetit dhe punonjësve të administratës publike, që të tregojnë integritet dhe të ushtrojnë detyrën e tyre  duke zbatuar me rigorozitet vetëm ligjin duke mos u bërë palë me politikën.

E ritheksoj, që këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme !

Sepse  ato janë jo vetëm për 4 vite, por për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Prandaj, të tregojmë qytetari dhe kulturë demokratike në këto zgjedhje sepse ato duhet të jenë një moment bashkimi dhe feste e demokracisë.

Pjesëmarrja e çdo qytetari në zgjedhje është jo vetëm një detyrim qytetar, por edhe një akt i domosdoshëm patriotik.

Me votën tuaj të lirë, ju vendosni për Shqipërinë në Europë!

Ju vendosni për Shqipërinë e shqiptarëve!

Më 25 Prill vendosni Ju! Vendos Sovrani!”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular