BallinaPolitikeNdjesa e drejtuesit politik të Partisë Demokratike për Qarkun e Dibrës: Jam...

Ndjesa e drejtuesit politik të Partisë Demokratike për Qarkun e Dibrës: Jam kundër dhunës, mbështes zgjedhjet e lira

Pas deklaratës së fortë që bëri nga Dibra, duke sjellë shembullin e ngjarjes në Elbasan, ka ardhur ndjesa nga kandidati për deputet dhe drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu. Ai u ka kërkuar ndjesë publike të gjithë shqiptarëve pas komenteve që bëri një ditë më parë.

DEKLARATË E KANDIDATIT TË PD PËR DIBRËN, XHELAL MZIU

Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshëm dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit.

Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës!

Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular