BallinaKryesoreIsh-kryeministri Berisha: Votimi po ecën i sigurt drejt fitores!

Ish-kryeministri Berisha: Votimi po ecën i sigurt drejt fitores!

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi pasi votoi sot në Tiranë se deri tani votimi po ecën i sigurt drejt fitores dhe fitorja po bëhet çdo orë më e e fuqishme.  Berisha ka votuar me bashkëshorten e tij, Liri Berisha, në qëndrën e votimit në shkollën “Kosova” në Tiranë. Ai ka hedhur votën duke ngritur lart dy gishtat, simboli Liri-Demokraci.

Në dalje, Berisha u përcolli një mesazh qytetarëve shqiptarë për rëndësinë pse duhet të votojnë sot dhe shprehu besimin e tij se fitorja ora pas ore po vinte e bëhej edhe më e fuqishme. Berisha tha se qytetari duhet të votojë që të firmosë ditën e sotme, një fitore madhështore për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Të votojë për sakrificat e tij, – tha Berisha, –  për familjen, fëmijët, nipërit, mbesat të votojnë për emigrantët shqiptarë që një regjim, një regjim në largim i bllokoi, shpiku karantinën si një mjet politik për të mos lejuar votimin e tyre, të votojë për të gjithë ata që i thonë lirisë liri dhe Shqipërisë Shqipëri!

Rroftë fitorja! Deri tani votimi po ecën i sigurt drejt fitores. Me gjithë grahmat, përpjekjet, përpëlitjet antiligjore të pamoral të ikanakëve, fitorja po bëhet çdo sekondë, çdo orë më e madhe, më e bukur, më e fuqishme!”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular