BallinaKryesorePresidenti Meta: U njoftuam për disa problematika. Prokuroria dhe Policia të marrin...

Presidenti Meta: U njoftuam për disa problematika. Prokuroria dhe Policia të marrin masa, të parandalojnë çdo incident

Nga Elbasani, presidenti Ilir Meta i është drejtuar sërish me një thirrje policisë dhe prokurorisë së qytetit që të jetë “në veprim për të parandaluar çdo veprim që mund të dëmtonte sot atmosferën”.

I pyetur nëse ka marrë informacione për situatën në Elbasan nga institucione të rëndësishme ligjzbatuese në vend, kreu i shtetit iu referua vrasjes së Pjerin Xhuvanit në 21 prill dhe plagosjes së katër personave dhe tha:

S’dua të kthehem më tek kjo se jam marrë ditët e fundit për ngjarjen e rëndë dhe për hetimin e kësaj ngjarje do merrem personalisht në ditët në vazhdim.

Ftoj policinë e Elbasanit të jetë në veprim ti ndaloje gjithë personat e përfshirë në atë ngjarje tragjike të rritet gatishmëria për të parandaluar cdo veprim që mund të dëmtonte sot atmosferën se përgjegjësia do jetë e jashtëzakonshme sidomos për policinë dhe prokurorinë nëse ndodhin incidente.

Kam marrë sigurinë e Gazment Bardhit që opozita është e kujdesshme e do bëjë më të mirën për mbarëvajtjen e procesit”.

Meta nënvizoi se sipas tij pjesëmarrja në këto zgjedhje “do jetë shumë e lartë dhe historike”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular