BallinaKryesoreJa kush janë kandidatët më të votuar deri më tani në Qarkun...

Ja kush janë kandidatët më të votuar deri më tani në Qarkun e Dibrës

Teksa numërimi në Qarkun e Dibrës për subjektet politike ka përfunduar, me fitoren e Partisë Demokratike, që siguroi tre mandate në këtë qark, ndërsa Partia Socialiste 2, numërimi po vijon për kandidatët preferencialë, risi kjo në këto zgjedhje.

Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga 134 kuti të numëruara nga 207 QV në total, kandidati më i votuar nga radhët e Partisë Demokratike është Kreshnik Çollaku me 4.941 vota, i ndjekur nga Dhurata Tyli me 2.649 vota dhe Xhelal Mziu me 6.03 vota.

Nga krahu tjetër, më e votuara në Partinë Socialiste deri më tani është kandidatja Aurora Mara, e cila ka siguruar 8.765 vota, e ndjekur nga Lavdrim Krashi me 408 vota dhe ish-kryebashkiaku Dionis Imeraj me 212 vota.

Lista e kandidatëve të Partisë Socialiste (renditja sipas numrit të tyre në fletën e votimit)

Lavdrim Krashi 408 vota

Aurora Mara 8.765

Dionis Imeraj 212

Spartak Koltraka 92

Anisa Xhika 63

Lista e Kandidatëve të Partisë Demokratike (renditja sipas numrit të tyre në fletën e votimit)

Xhelal Mziu 603

Kreshnik Çollaku 4.941

Dhurata Tyli 2.649

Edmond Isaku 262

Luan Haka 58

Irini Shehu 118

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular