BallinaAktualitetGazetarja Klodiana Lala: Policia fshehu faktet, ja çfarë iu gjetën Kel Çamit...

Gazetarja Klodiana Lala: Policia fshehu faktet, ja çfarë iu gjetën Kel Çamit të Elbasanit në makinë

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar për përplasjen me armë zjarri në Elbasan, për të cilën është shpallur në kërkim Klement Xhaferri, një personazh i njohur në këtë qytet pasi pak vite më parë u përfshi në një tjetër përplasje me policinë para tregut Agro-Ushqimor të Elbasanit. Gazetarja Klodiana Lala, thotë se Xhaferrit, të njohur edhe si Kel Çami, i janë gjetur në mjet karta identiteti, pasaporta dhe ID të qytetarëve.

Lala shton se prokuroria duhet të pranojë publikisht se po e heton këtë ngjarje edhe për blerje votash, e jo vetëm për vrasje në tentativë.

“Ne automjetin qe Klement Xhaferri perdorte diten e ngjarjes se rende te Elbasanit u gjeten karta identiteti, pasaporta dhe ID te qytetareve te ndryshem. Policia e fshehu kete fakt te rende. Sot Kel Cami eshte ne kerkim per vrasje ne tentative, por prokuroria duhet te dale publikisht e te pranoje qe po e heton edhe per blerje votash. Per kujtese Kel Cami ka qene i perfshire edhe  ne ngjarjen e ish-Tregut Agroushqimor ne Elbasan ku u sulmua policia.

Polici e korruptuar dhe qe fsheh provat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular