BallinaKryesoreErvin Salianji zbulon lëvizjen për mandatet e Korçës: Bashën po e sulmojnë...

Ervin Salianji zbulon lëvizjen për mandatet e Korçës: Bashën po e sulmojnë ata që nuk bënë asnjë ditë fushatë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u shpreh sot se ka pasur një numër të madh të votave të pavlefshme, e ky fakt përbën një arsye për përsëritjen e zgjedhjeve.

“Të shohim se si do të shkojë procesi deri në fund, të shohim kamerat që do verifikohen. Por ajo që shoh qartë tani dhe e kam denoncuar është fenomeni masiv i shitblerjes së votës, kërcënimi i votuesve, përdorimi i të gjitha strukturave për t’i frikësuar njerëzit për të votuar Partinë Socialiste”, tha Salianji në studion e “Breaking” në Top News.

Duke komentuar rezultatet në Korçë, Salianji u shpreh se Partia Socialiste nuk ka bërë fushatë elektorale, por doli javën e tretë duke bërë sikur.

“Ne kemi arritur një rezultat të jashtëzakonshëm në Korçë me vota të rekuperuara në Bashkinë e Korçës dhe Maliqit. Ne kemi kthyer lagjet e tëra që nuk kishin fitues. Por ne nuk mund të diskutojmë pa u mbyllur procesi, pa pasur një certifikim. Unë po pres që të mbyllet procesi për të parë situatën. Një nga shkaqet ligjore pse duhet të bëhen zgjedhjet janë votat e pavlefshme. E kanë bërë si fletë bingo, numri i votave të pavlefshme është më e madhe. Ne do të fokusohemi te lufta e fortë me regjimin. Paratë e krimit ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve”, vijoi Salianji.

Ky i fundit u pyet gjithashtu edhe për përgjegjësin e kësaj humbje apo dorëheqjen e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Salianji u shpreh se Bashën po e sulmojnë persona që nuk kanë bërë asnjë ditë fushatë. Madje ai shtoi se “zakonisht në Shqipëri kanë dhënë dorëheqjen drejtuesit që humbën pushtetin”.

I pyetur se si ndikoi dobësimi i LSI-së te Partia Demokratike, ish-deputeti u shpreh se në fakt kanë patur ndikim “kërcënimi i njerëzve, intimidimi i votuesve, paratë patën ndikimin më të madh”.

“Parti leku mund të quhet e Tom Doshit, që janë në provincë që nuk shquhen se janë intelektualë të mëdhenj, por shquhen për para dhe janë në krye të listave. E kjo tregon se çfarë ka ndodhur në zgjedhje. Nuk besoj sot se qytetarët e Tiranës ndihen të përfaqësuar me ata që kanë thyer herësin. Njerëz pa integritet kanë thyer herësin”, tha Salianji.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular