BallinaKryesoreA do futet PD në parlament dhe a do largohet Basha? Salianji...

A do futet PD në parlament dhe a do largohet Basha? Salianji zbulon çfarë pritet në korrik

Ervin Salianji ka reaguar për deklaratat brenda PD-së ku kërkohet dorëheqja e Lulzim Bashës, pas humbjes në zgjedhje.

Ka patur disa zëra që kërkojnë largimin e Bashës, njëri prej më të rëndësishmëve, kreu i Këshillit Kombëtar i PD-së, Bujar Nishani.

Salianji në një deklaratë në ABC, tha se në korrik Partia Demokratike ka zgjedhje për kryetarin e saj dhe të gjitha qëndrimet do t’i shprehë nëpërmjet votës.

Për Salianjin kërkesa për dorëheqje nuk mund të vijë nga persona të cilët nuk kanë bërë asnjë ditë fushatë për këtë forcë politike. Salianji u shpreh se nuk ka ende një vendimmarrje nëse PD do të shkojë apo jo në Parlament.

Pjesë nga biseda në studio:

-Shpallja e fitores nga PD pas mbylljes së procesit të numërimit?

Salianji: Ka retorikë politike, por ka edhe fakte. Ne mendonim dhe mendoj sërish që fushata e mirë dhe ekipi më i mirë i PD-së do të tejkalonte me numër votash edhe kërcënimet. Por masiviteti i përdorimit të të gjitha aseteve, të burimeve shtetërore ka pasur një ndikim të madh në zgjedhje, sa i ka tejkaluar të gjitha.

Edhe sot mendoj që votat e PD-së dhe qytetarët shqiptarë janë masivisht më shumë për ndryshim se sa kanë votuar për PS. Edhe sot besoj që jemi shumicë, por vjedhja deformimi i vullnetit të zgjedhjeve solli këtë gjendje.  

Gjithashtu ai tha se Partia Demokratike është ende në procesin e marrjes së kamerave në kutitë e votimit për të vërtetuar dhe verifikuar vjedhjen masive.

“Faktet që do të gjenden nga kamerat apo fletët e pavlefshme janë të gjitha shkaqe që mund të bëjnë pavlefshmëri të zgjedhjeve dhe përsëritje në zona të caktuara”, tha Salianji.

-Do të shkoni në parlament?

Salianji: Ne jemi të mandatuar nga qytetarët për të qenë përfaqësues të tyre. Ne do të jemi siç kemi qenë. Ne do të shkojmë tek ata dhe do të marrim vendime në kohën e duhur. Nuk kemi një vendimmarrje do të shkojmë apo jo në Parlament.

Salianji gjithashtu shtoi se sistemi zgjedhor është katastrofik për të shprehur vullnetin qytetar, po ashtu u shpreh se administrata publike është përdorur në forma të ndryshme.

-Nëse elektorati do të kërkonte dorëheqjen e liderit, do ta pranonit?

Salianji: Në korrik PD ka zgjedhje për kryetarin e saj dhe të gjitha qëndrimet do t’i shprehë nëpërmjet votës. Ku është parë ndonjëherë të dalin njerëz që nuk kanë bërë një ditë fushatë të kërkojnë dorëheqjen.

-Ju mendoni që Basha duhet të drejtojë PD?

Salianji: Unë do të respektoj vendimin që do të marrë anëtarësia e PD. Demokratët do të shprehet kur të jetë data e vendosur.

-Ju do të kandidoni?

Salianji: Jo. Nuk kam këtë ambicie.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular