BallinaKryesore"Beteja vazhdon!"/Bujar Leskaj takon të rinjtë demokratë: I falenderova per zgjedhjet dhe...

“Beteja vazhdon!”/Bujar Leskaj takon të rinjtë demokratë: I falenderova per zgjedhjet dhe u dhurova librin e Paulo Coelhos “Manuali i luftëtarit të dritës”

Nga Bujar Leskaj

Të rinjtë demokratë sot i falenderova për punën e tyre në zgjedhje dhe u dhurova librin e Paulo Coelhos “Manuali i luftëtarit të dritës”, nga i cili citoj:
“Të gjitha udhët e botës të çojnë te zemra e luftëtarit; ai kridhet pa ngurruar në lumin e pasioneve, që përshkojnë jetën e tij.
Luftëtari e di se është i lirë të zgjedhë atë që dëshiron; vendimet i merr me guxim, jashtë çdo interesi vetjak dhe, -nganjëherë- me një farë ngarkese marrëzie.
Ai i pranon pasionet e tij dhe i përjeton gjallërisht. Ai e di se nuk është e nevojshme të hiqet dorë dorë nga entusiazmi i fitoreve; ato janë pjesë e jetës dhe i ngazëllojnë të gjithë që marrin pjesë në to.
Luftëtari e di dallimin midis kalimtares dhe të përhershmes.”
“Manuali i luftëtarit të dritës”- fq. 22.
***
Diskutimi me të rinjtë vazhdoi me faktin që kalimtar është Rama dhe sekti i tij, pengmarrja dhe blerja e votës së lirë dhe e mjerimit të popullit, sidomos në disa zona tejet të varfra të qarkut të Vlorës.
E përhershme është e do të jetë lufta jonë për dritën, për fitoren e qytetarëve dhe demokratëve; mbledhja, administrimi dhe sistemimi i çdo dokumenti, fakti, argumenti dhe përgatitja me seriozitet e objektivitet e Librit të Zi të masakrës së zgjedhjeve jo demokratike të vitit 2021 në Shqipëri. Partia Demokratike dhe kryetari Lulzim Basha do të ndërmarrë çdo aksion të nevojshëm ligjor, administrativ, gjyqësor para autoriteteve shqiptare e ndërkombëtare!
Demokracia nis nga vota e lirë, jo nga vota e blerë nga pushteti i sektit Rama!
Beteja vazhdon!
Ne, demokratët së bashku me qytetarët e qarkut Vlorë do të fitojmë!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular