Arti shkodran në zi, ndahet nga jeta këngëtari i njohur

3
686

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare artisti i njohur shkodran, Berhan Nehani. Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Ajo veçon kohën kur Nehani ishte pjesë e grupit “Karajfilat që ka Shkodra”, që u rikthye sërish prej tij 5 vite më parë.

Postimi i Voltana Ademit

Ndarja nga jeta e zotni Berhan Nehanit, është një lajm i trishtueshëm për artin dhe Shkodrën tonë.

Ndër themeluesit e grupit “Karajfilat që ka Shkodra” por edhe nismëtar i rimëkëmbjes së tij para 5 viteve, zemra e artistit pushoi së rrahuri ditën e sotme, në moshën 76- vjeçare.

Njeri i qeshur dhe i dashur me të gjithë, pasionant i artit dhe muzikës qytetare shkodrane, kështu do ta kujtojmë gjithmonë këtë zotni Shkodre e qytetar model.

Ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve për këtë humbje! Do ta kujtojmë gjithmonë artistin z. Berhan Nehani.

Arti shkodran në zi, ndahet nga jeta këngëtari i njohur

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: startnews.news/2021/04/30/arti-shkodran-ne-zi-ndahet-nga-jeta-kengetari-i-njohur/ […]

Comments are closed.