BallinaKryesore“Meta gaboi me Yuri Kim, e dëmtoi opozitën”, Shehi: Nuk ishin zgjedhje...

“Meta gaboi me Yuri Kim, e dëmtoi opozitën”, Shehi: Nuk ishin zgjedhje me standarde, herët për të gjykuar për Bashën

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Breaking” në Top News, për të folur për zgjedhjet e 25 prillit shprehu pakënaqësinë e tij mbi roline presidentit Ilir Meta mbi sulmet e bërë në adresë të ambasadores Yuri Kim, duke shtuar se kjo e dëmtoi opozitën në zgjedhje.

“Ka qenë një gabim i madh përplasja e Metës me ambasadoren amerikane, Yuri Kim. Meta duhet të rrijë aty ku është, se e ka detyrë institucionale. Ne kemi një shtet prej letre, e letër e cilësisë së keqe. Rama rrafshon të gjithë shtetin shqiptar, e Meta duhet të rrijë në mbrojtje Në korrik të 2022 Meta do të jetë në anëtarësinë e LSI-së, si e komenton? Nuk merrem prej mëngjesit e në darkë me Metën. Unë gjykoj se Meta mund të bëjë çfarë të dojë e bardha zemër. Nëse do ma pranonte një sugjerim, duhet të rrijë aty ku i takon deri në vitin 2022”, tha Shehi.

Teksa komentoi votat preferenciale, Shehi u shpreh se vota për kandidatët është një hap përpara.

“Si eksperimenti i parë, nuk ka ndonjë gjë të keqe. Këtu po grabitet vota mes partive dhe imagjino mes kandidatëve sa e ngatërruar është. Jam rasti konkret. Jam në krye të listës aty ku numërohet me në mënyrë elektronike, dhe bie te numërimi me dorë”, tha kreu i LZHK-së.

Ndërsa duke folur për mënyrën e vendosjes së kandidatëve në listë, Shehi u shpreh se zoti Dule nuk ishte në habitatin e vet këtu, duhej të ishte aty ku ka minoritet.

“Në listën e PS sheh njerëz me më shumë vota që nuk kanë asnjë lloj  kontributi. Rama e dinte që ato që donte të futeshin, do futeshin. Kanë hipur në majë të listës emra që nuk njihen. Edhe unë e konsideroj veten të privilegjuar, një njeri si puna ime me duar në xhepa të marrë kaq shumë vota, i falënderoj shumë. Lista është një element pozitiv, kur të interpretohet si duhet. Që të bëhet mirë lista e hapur, ka nevojë për siguri të tjera, që të mos manipulohen”, tha kreu i LZHK-së.

Më tëj Shehi u shpreh se halli i këtyre zgjedhjeve është se “kemi 80 mijë vota të pavlefshme”.

“Halli tjetër është se kemi hyrë në zgjedhje me me këtë kod. Një parti si LSI që ka marrë 110 mijë vota, merr 4 deputetë. Ti ke më pak vota popullore, ti bëhesh mazhorancë dhe mazhorancë absolute”, tha Shehi.

I pyetur se pse hyri PD në zgjedhje kur e dinte se kishte shitblerje masive votash, kreu i LZHK-së tha: “U fut dhe do futet prapë”.

“Respektojmë rregullat e lojës, pushteti në demokraci shkëmbehet vetëm me votë. Ky kod nuk na mbron ne, mbron Edi Ramën dhe e shfrytëzoi. E çoi të gjithë sistemim në favorin e vet, për të futur edhe këto 5 deputetë më shumë”,tha Shehi.

Ky i fundit shtoi se të gjitha pakënaqësitë duhet që t’i bëhen me dije KQZ-së, organeve kompetente që ka Shqipëria dhe ndërkombëtarëve.

“Për tua bërë të qartë se këto nuk janë zgjedhje me standarde evropiane, por për të fituar Edi Rama”, tha ndër të tjera ai.

Gjithashtu komentoi edhe çëshjten më të diskutuar pas humbjes së PD, a duhet të japë Basha dorëheqje.

“Unë gjykoj që këtë muaj kemi për detyrë të mbrojmë votën e qytetarëve, 50 mijë vota që janë blerë haptas, 80 mijë vota të pavlefshme. Kjo është puna jonë ë parë. Dhe e dyta është që të gjitha këto parregullsi tua themi ndërkombëtarëve. Dhe e treta, pasi të dalin rezultatet duhet të merremi me kush ka fajin. E djathta duhet të bëjë një reflektim brenda vetes. Problemet e të djathtës shqiptare nuk është vetëm një person apo një grup. Jemi duke bërë gjykim të parakohshëm për Bashën dhe drejtuesit”, tha Shehi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular