BallinaKryesore"Nuk fitova se punova pastër"/Kryetari i PS-së në Tiranë mbetet jashtë Kuvendit

“Nuk fitova se punova pastër”/Kryetari i PS-së në Tiranë mbetet jashtë Kuvendit

Kryetari i Partisë Socialistë të Tiranës, Ervin Bushati nuk do të jetë në parlamentin e ri, të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Pas humbjes në qarkun e Tiranës, Bushati në një postim në Facebook thotë se ka punuar për të arritur objektivin e Partisë Socialiste. Madje ai lëshon edhe një mesazh indirekt, kur thotë se ka punuar pastër.

PS po akuzohet nga opozita, vëzhguesit dhe mediat ndërkombëtare se ka fituar zgjedhjet me manovra të pista.

REAGIMI I BUSHATIT

Unë si qytetar i Tiranës, i pari i kryesisë së PS Tiranës, punova fort për objektivin e Partisë Socialiste: pastër, drejt dhe suksesshëm.

PS Tiranë mori një numër rekord votash: +19,042 më shumë se në vitin 2017, falë përpjekjes sonë të përbashkët në këto dy vite bashkë.

Në cilësinë e Kryetarit të PS Tiranë ndieja se kisha përgjegjësinë për të gjithë përfaqësuesit e Partisë Socialiste Tiranë dhe u sigurova që energjia jonë të shkonte për të mirën e madhe: #PS12🌹

Falenderoj mbështetësit e mi për të gjithë energjinë dhe qytetarinë e treguar dhe ndjesë, po perseri për mbështetësit e mi, edhe si i pari socialist i Tiranës, për pritshmëritë individuale: me e rëndësishme dhe më e bukur është 𝐅𝐈𝐓𝐎𝐑𝐉𝐀 𝐄 𝐌𝐀𝐃𝐇𝐄 𝐄 𝐏𝐒! 🙏🏻

Tani na pret një punë edhe më e madhe!!!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular