BallinaKronikeSi u zbulua 26 vjeçari në Dibër, Shkoi t'i jepte lamtumirën vëllait...

Si u zbulua 26 vjeçari në Dibër, Shkoi t’i jepte lamtumirën vëllait të vrarë

Ora News siguroi pamjet e aksionit të arrestimit të Florjan Tonuzit, 26-vjeçarit që vrau me thikë vëllanë 23 vjecar Benard Tonuzi në Allajbegi të Maqellarës.

Pas krimit 26 vjeçari ishte në arrati, por këtë të premte (30 prill) është afruar pranë banesës në kohën që vëllai që vrau po dërgohej për në varreza për ti dhënë lamtumirën e fundit.

Florjan Tanuzi është parë nga disa persona të cilët i kanë bërë thirrje të ndalojnë, por nuk ka ndaluar dhe është fshehur në një banesë të braktisur brenda lagjes.

Menjëherë në aksion janë përfshirë forcat Speciale të cilat kanë rrethuar zonë, ndërsa 26 vjecari u kap në tentativë për tu larguar nga zona me vrap.

Me pranga në duar më pas ai u dërgua në Policinë e Dibrës ku do të mbahet derisa të njihet më masën e sigurisë për krimin në familje.

Krimi i rëndë në familje u shënua mesnatën e 29 prillit, pas një konflikti mes vëllezërve për motive ende të paqarta.

23 vjeçari Benard Tonuzi mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në Spitalin e Dibrës.

Vëllai që e vrau rezulton se ishte liruar vetëm pak kohë më parë nga burgu ku ka vuajtur një denim pasi kishte dhunuar të atin.

Si u zbulua 26 vjeçari në Dibër, Shkoi t'i jepte

Ne foto: Operacioni i arrestimit te Florjan Tonuzit, ne Diber, 30 prill 2021
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular