BallinaKryesoreBasha takon krerët e degëve të PD, zbulohet çfarë po diskutohet

Basha takon krerët e degëve të PD, zbulohet çfarë po diskutohet

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka mbledhur mbrëmjen e sotme në një takim drejtuesit e degëve ku ka bërë një analizë për zgjedhjet e 25 prillit.

Basha u ka kërkuar atyre të mos bien në kurthin e kundërshtarit, duke kërkuar të mblidhen sa më shumë fakte për manipulime të procesit zgjedhor.

Kreu i demokratëve është shprehur se javën e ardhshme do të nisë një tur nëpër çdo degë të PD-së nëpër Shqipëri për t’u njohur nga afër me këto prova.

PD nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit dhe gjithcka do te kaloje ne rruge ligjore. Mos bini në kurthin e kundërshtarit. Mblidhni faktet e manipulimeve. Javën e ardhshme do të nis tur në çdo degë të PD-së”, ka deklaruar Basha.

Basha deklaroi sot duke dalë nga selia blu se beteja do të vazhdojë deri në fund në përgjigje të zërave që kanë kërkuar dorëheqjen e tij pas rezultatit të zgjedhjeve.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular