BallinaAktualitetÇmendet drejtoresha! Godet me dërrasë nxënësen e klasës së parë në sy...

Çmendet drejtoresha! Godet me dërrasë nxënësen e klasës së parë në sy të së ëmës (VIDEO)

Një drejtoreshë shkolle në Florida është vënë nën hetim pasi u shfaqën disa foto ku ajo dukej se rrihte me dërrasë druri një nxënëse para nënës së saj. Videoja, e cila u filmua fshehurazi nga nëna, tregon Melissa Carterin, drejtoreshë në Shkollën Qendrore Fillore në Clewiston, Florida, duke goditur disa herë fort me dërrasë druri në të pasme një nxënëse në formë ndëshkimi për një gabim të kryer.

Nëna tha se e thirrën në shkollë pasi vajza e saj dyshohet se theu një ekran kompjuteri. Asaj i thanë që riparimet për dëmin do të kushtonin 50 dollarë, por u befasua nga dënimi i drejtoreshës.

Sipas stacionit lokal WINK News, nëna flet pak anglisht dhe nuk e kuptoi plotësisht situatën derisa ishte tepër vonë. Duke folur në Spanjisht, ajo u tha gazetarëve se ishte shumë e frikësuar dhe e tronditur për të ndërhyrë: Nuk e kisha goditur kurrë time bijë… Inati me të cilin ajo goditi vajzën time, dua të them që ishte një urrejtje që… me të vërtetë unë kurrë nuk e kam goditur vajzën time ashtu si ajo e goditi atë. Duke kuptuar që pa kamera sigurie të pranishme, ajo nuk do të kishte asnjë mënyrë tjetër për të provuar atë që ndodhi me autoritetet, nëna më pas vendosi të filmonte fshehurazi incidentin duke fshehur telefonin e saj në çantë. ‘Askush nuk do të më besonte,’ tha ajo, duke shtuar, ‘Unë sakrifikova vajzën time, kështu që të gjithë prindërit mund të kuptojnë se çfarë po ndodh në këtë shkollë.’

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular