BallinaAktualitet“Shqiptar m**i”/ Kritikoi Interin për festën masive të titullit, tifozët italian kapen...

“Shqiptar m**i”/ Kritikoi Interin për festën masive të titullit, tifozët italian kapen keq me këngëtarin. Ja postimet e plota

Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta i cili jeton dhe ka arritur kulmet e karrierës në Itali është bërë protagonist në rrjetet sociale duke kritikuar ashpër autoritetet italiane për festën e tifozëve të Interit në Piazza Duomo.

Meta shprehet në rrjetet sociale se qeveria anuloi koncertin e tij në datën 1 maj me arsye se ishte kundër rregullave të Covid-19, teksa lejuan 30 mijë tifozë të Interit të mblidhen në sheshin kryesor të Milanos për të festuar.

Por reagimi i këngëtarit ka nxitur dhe reagime të tifozëve të futbollit ku në një status që vetë Meta e ka publikuar, një person i drejtohet me fjalën “Shqiptar m**i”. Një fjalor i rëndë ky drejtuar një artisti, teksa bie në sy dhe pikëpamja etnike. Meta mori mesazhe të shumta në përkrahje të tij teksa situata duket më e ndezur se kurrë në Itali.

Postimi në “Twitter” i Ermal Metës

“Në 1 maj nuk ishim në gjendje të sillnim teknikët tanë pavarësisht nga të gjitha kontrollet. Dje, kur u ktheva në Milano,  gjeta këtë rrëmujë. E gjitha është shumë e turpshme dhe mendoj se nuk jam i vetmi”.

Postimi në “Instagram” i Ermal Metës

“Në 1 maj asnjë artist nuk ishte në gjendje të sillte teknikët e tyre për shkak të ccështjeve të “sigurisë”. Ne të gjithë e pranuam këtë fakt pa diskutim. Dje, megjithatë kthimi në Milano ishte ky. A ju duket normale? Ku janë institucionet kur ato janë të nevojshme apo është e vërtetë që Italia është një Republikë e themeluar nga futbolli”, u shpreh ashpër këngëtari Meta”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular