BallinaAktualitetShtyhet sërish bllokimi i kufirit në Kapshticë, ja vendimi që ka marrë...

Shtyhet sërish bllokimi i kufirit në Kapshticë, ja vendimi që ka marrë Greqia për lëvizjen e shqiptarëve

Greqia e ka shtyrë sërish bllokimin e pikës kufitare të Kapshticës. Deri më 14 maj, shqiptarët nuk do kenë mundësi të dalin nga kjo pikë e kalimit kufitar për të hyrë në Greqi.

Por dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar në Kapshticë nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

NJOFTIMI I PLOTE

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 14.05.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular