BallinaKryesoreDeputeti me deklaratë të fortë: Zgjedhje të parakohshme në vjeshtë. Opozita e...

Deputeti me deklaratë të fortë: Zgjedhje të parakohshme në vjeshtë. Opozita e bashkuar të ngrihet dhe të kërkojë…

Deputeti në detyrë i opozitës së re në Parlament, Lefter Maliqi, i cili kandidoi nën siglën e LSI-së në qarkun e Beratit, i ka bërë thirrje opozitës së bashkuar të mos i njohë zgjedhjet e 25 prillit, por të kërkojnë zgjedhje të parakohshme në muajin shtator.

Sipas Maliqit, në 25 prill ka ndodhur “krim i rëndë elektoral”.

“Ky nuk ikën pa një revolucion demokratik, unë kam bindjen totale qe PD, LSI, që opozita e bashkuar po mbledh te gjitha faktet e provat për të kërkuar zgjedhje të parakohshme në vjeshtën e ardhshme. Jam i bindur totalisht qe kjo do te ndodhe.

S’mund të fitojë krimi elektoral, s’mund të blihet e ardhmja demokratike e vendit. Sot ne jemi de fakto në diktaturë.

Thirrja ime eshte e qarte, e sakte, zgjedhje të parakohshme, ngritje në këmbë e të gjithë opozitës, e gjithe shqiptareve per zgjedhje te menjehershme edhe lokale edhe te pergjithshme pa Ramen kryeminister. Nëse opozita pranon Ramën e një qeveri teknike me këta drejtorë ky është krimi më i madh që mund të ndodhë. S’mund te ndodhe qe policia e shtetit te vihet ne sherbim te mafies e oligarkeve”, tha Maliqi jashtë Kryesisë së Kuvendit për mediat.

Maliqi kishte dhe një thirrje për diplomatët e huaj në vendin tonë.

“Nëse kanë vesh të dëgjojnë, e sy të shikojnë, të maten mirë se ne duam të jemi si europa e amerika nëse bëjnë këto gabime, të presin verdiktin e OSBE-ODIHR, e dëgjuan raportin paraprak”.

Synimi i tyre ishte të godisnin sa më pak PD që mos bëhej zhurmë e madhe e të godisnin LSI, megjithë me këtë blerje masive LSI mbijetoi mbi 1000 mije vota duke i rrëmbyer dhe 3 mandate, jemi më të fortë se kurrë këto zgjedhje s’do njihen këto s’ishin zgjedhje por blerje, krim i mirëfilltë elektoral.

I bej thirrje opozitës së bashkuar të bëjë cdo rinumërim të kutive se të gjithë e dime se masakra elektorale ishte para, gjatë votimit dhe pas procesit të votimit.

Vrasës me pagesë mbi 30 vjet të dënuar në Kucovë e Berat në gjithë Shqipërinë u përdorën nga segmente të PS me presione e shantazhe si u shantazhua dhe administrata”, tha ai nder te tjera.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular