BallinaBotaKinë: Tregues të mirë ekonomikë të industrisë së ndërtimit të anijeve në...

Kinë: Tregues të mirë ekonomikë të industrisë së ndërtimit të anijeve në 3-mujorin e parë

Në tremujorin e parë të vitit 2021, treguesit ekonomikë kryesorë të industrisë së anijeve të Kinës janë shumë të mirë. Sipas të dhënave të publikuara ditët e fundit nga Shoqata e Ndërtimit të Anijeve e Kinës, në tremujorin e parë tonazhi i anijeve të reja të shitura në mbarë botën arriti 12 milionë e 940 mijë tonë, duke u rritur 212 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndër to, ndërmarrjet kineze të ndërtimit të anijeve zunë 52.2 % të vëllimit të përgjithshëm të tregut global, me 6 milionë e 750 mijë tonë, në vendin e parë të botës. Për shkak të rritjes së madhe të porosive, ndërmarrjet kryesore kineze të këtij sektori realizuan të ardhura prej 53 miliardë juanësh në tremujorin e parë, 21.6 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Njoftohet se në tremujorin e parë të këtij viti, treguesit e ndryshëm të tregut të transportit detar ndërkombëtar janë shumë pozitivë. Treguesi mesatar i transportit të kontejnerëve për eksport i Kinës është 1960.99, niveli i lartë më shumë se 10 vjetëve të fundit.(Xu Guang)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular