BallinaAktualitetKreu i KRIIK, Premto Gogo: Në zgjedhje ka pasur shkelje të rënda...

Kreu i KRIIK, Premto Gogo: Në zgjedhje ka pasur shkelje të rënda me burimet shtetërore, nuk dallonte shteti nga partia

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kreu i KRIIK, Premto Gogo u shpreh se ka pasur shkelje serioze dhe të  rënda në zgjedhje që kanë të bëjnë kryesisht me burimet shtetërore.

Gogo: Ne si vëzhgues që e kemi ndjekur procesin, jemi akoma në monitorim dhe investigim. Është momenti i akimimeve tani. Sot janë miratuar tabelat përmbledhëse dhe tani e tutje do të fillojnë ankimimet. Subjektet zgjedhore duke përgatitur faktet dhe gjetjet e tyre për në KQZ dhe në organe të tjera.

Unë e lexova raportin e ODHIR, por dua të them se raportet tona janë më të detajuara. Ajo që duhet theksuar është se ka pasur shkelje serioze dhe më e rënda është ajo që ka të bëjë me burimet shtetërore. Pra dallimi mes partisë dhe shtetit. Po ashtu edhe mos funksionimi i një mekanizmi për frenimin e këtyre burimeve për të mos u përdorur nga pushteti në fuqi.

KQZ mori një masë kundër një zyrtari në Lushnje dhe kundër Veliajt, por pas këtij momenti doli edhe kryeministri po me të njëjtin precedent, një vendim i tillë u bë i paefektshëm, duke u bërë haptazi aktivitete të tilla.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular