Ra nga ndërtesa shumëkatëshe, vdes në vend diplomatja e lartë zvicerane në Iran

0

Një anëtare e lartë e stafit në ambasadën zvicerane në Teheran të Iranit, ka vdekur pasi ra nga ndërtesa shumëkatëshe ku ajo jetonte.

Sipas BBC, një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës tha se gruaja 51-vjeçare ishte sekretare e parë në ambasadë, megjithatë nuk e tregoi emrin e saj.

Policia në zonën Kamraniyeh thirri mjekët e ndihmës së parë të martën në mëngjes, por ajo “kishte vdekur në vend”, tha ai.

Ministria e jashtme zvicerane konfirmoi se një punonjëse kishte vdekur në një incident.

“Departamenti Federal i Punëve të Jashtme dhe kryetari i tij Këshilltari Federal, Ignazio Cassis janë shokuar nga vdekja tragjike dhe i shprehin ngushëllimet e tyre më të thella drejt familjes”, tha një zëdhënës.

Ministria shtoi se ishte në kontakt me familjen dhe me autoritetet iraniane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.