Rëndohet gjendja shëndetësore e aktorit të njohur, Guljelm Radoja. Pas një muaj i shtruar në spitalin e Durrësit, Radoja tashmë ndodhet i intubuar te Covid/2.
Më herët, miqtë e tij i kanë bërë thirrje qeverisë që të ndihmojë aktorin për një shërbim të specializuar jashtë shtetit.
Radoja ka lindur në 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës. Pas përfundimeve studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) për Dramaturgji në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit.
Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i tij i parë ishte ai i inxhinierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si roli i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim te verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, etj.
Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: startnews.news/2021/05/04/rendohet-gjendja-e-aktorit-perfundon-i-intubuar-te-covid-2/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Info here on that Topic: startnews.news/2021/05/04/rendohet-gjendja-e-aktorit-perfundon-i-intubuar-te-covid-2/ […]
… [Trackback]
[…] Information on that Topic: startnews.news/2021/05/04/rendohet-gjendja-e-aktorit-perfundon-i-intubuar-te-covid-2/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Info here to that Topic: startnews.news/2021/05/04/rendohet-gjendja-e-aktorit-perfundon-i-intubuar-te-covid-2/ […]
Comments are closed.