BallinaAktualitet“Bëj si të duash”/ Përplasja me Eni Vasilin, largohet nga studio Endri...

“Bëj si të duash”/ Përplasja me Eni Vasilin, largohet nga studio Endri Shabani

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është larguar nga studio e Open në Top Channel mbrëmjen e sotme.

Kjo erdhi pas një debati me moderatoren e emisionit, Eni Vasili.

Sipas Shabanit, ai nuk mori kohën e duhur për të folur në emission dhe se nuk iu la të mbaronte arsyetimin.

Teksa po diskutohetj çështja e votës së pakët për partitë e reja, Shabani renditi një sërë arsyesh se pse njerëzit votuan PS dhe PD përsëri.

“Po më lër të mbaroj fjalinë tani, se kam 30 minuta pa folur,” tha Shabani.

“Po ja prit t’i japim dhe fjalën …,” tha Vasili.

“Po ç’është kjo punë që s’më lini të mbaroj,” tha Shabani dhe më pas hoqi mikrofonin dhe u largua.

“Po mirë bëj si të duash,” iu përgjgj moderatorja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular