Pandemia Covid-19 e nxiti më tej përdorimin e drogës në vendet e Ballkanit Perëndimor, por masat kufizuese penguan përdoruesit e kokainës në Shqipëri të merrnin trajtim në spital gjatë periudhës së pandemisë, ku gjithashtu u vu re edhe mungesa e Metadonit (përdoret si terapi për përdoruesit e drogës dhe lehtëson dhimbjet fizike).
Qendra Europiane e Monitorimit për Drogat dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA), në një raport të posaçëm për ndikimin e Covid-19 në përdorimin e drogave në Ballkanin Perëndimor, evidentoi se gjatë periudhës pandemike numri i pacientëve që kërkuan trajtim në spitale pësoi rënie në Shqipëri, Bosnjë dhe Serbi
Në Shqipëri, gjatë shkurtit të vitit të kaluar, 47 pacientë të droguar u trajtuan në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, ndërsa ky numër ra në 16 ne mars, 13 në mars dhe 11 në maj
Rastet e dhunës të lidhura me drogën janë raportuar nga Shqipëria dhe Kosova, teksa pritet që në të gjithë Rajonin kriminaliteti që ka lidhje me drogën të shënojë rritje.
Shëndeti mendor i përdoruesve të drogës rekreative është përkeqësuar. Në Serbi, përdoruesit e drogës shfaqën më shumë simptoma depresive, vështirësi në përballimin e rutinave ditore.
Vëzhguesit kombëtarë të drogës dhe praktikuesit e shërbimeve shëndetësore në të gjithë rajonin raportuan se, kishte mungesë të medikamenteve për përdoruesit.
Shqipëria u përball me mungesën e metadonit si pasojë e vonesave që krijuan kufizimet në transportin tregtar. Në fillim të prillit 2020, u bë e qartë se do të kishte mungesa nga “Aksion Plus”, ofruesi i vetëm të metadonit në vend, i cili filloi uljen e dozave ditore në të gjithë 850 klientët e tyre, përfshirë ata në burg.
Për shkak të COVID-19, dërgesa mbërriti vetëm në 21 korrik, pesë javë pasi qendrat kishin mbaruar furnizimet me metadon. Si pasojë e mungesës disa përdorues u trajtuan me buprenorfinë, dhe disa të tjerë përfunduan në urgjencën e departamentit toksikologjik në QSUT. Disa përdorues të tjerë iu drejtuan injektimit të heroinës në rrugë. “Aksion Plus” raportoi shqetësimet për rritjen e agresionit brenda familjeve, rritje të sjelljes kriminale dhe një rrezik të shtuar të transmetimit të HIV dhe hepatitit. Shpërndarja e metadonit rifilloi më 22 korrik 2020 në të 9 qendrat dhe shumica e përdoruesve u kthyen në mjekim.
Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) regjistruan valët kryesore të infeksioneve COVID-19 më vonë se shumica e vendeve të BE-së, por strategjitë e kontrollit u zbatuan në të njëjtën kohë dhe me forcë të barabartë si në pjesën tjetër.
EMCDDA filloi një seri studimesh duke përdorur metodologjinë e “trendspotter” për të analizuar ndikimin e pandemisë dhe masave shoqëruese në shërbimet ndaj përdoruesve të drogës në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjetjet kryesore janë renditur më poshtë:
-Përdorimi i alkoolit, benzodiazepinës dhe kokainës u rrit në mesin e përdoruesve.
-Përdorimi i benzodiazepinave në kombinim me opioidet ishte ndër sjelljet e zakonshme të rrezikut të vërejtura gjatë javëve të para të bllokimit.
-U vunë re dëmtime tek përdoruesit e drogës të margjinalizuar dhe injektues, të cilët në disa raste u mungonin burimet për të kënaqur nevojat themelore. Probleme të shëndetit mendor u raportuan midis përdoruesve.
-Trajtimi me ilaçe ra gjatë javëve të para të pandemisë.
-Qendrat e trajtimit funksionuan nën një regjim të kufizuar.
-Përshtatjet me situatën e pandemisë sollën përdorimin e telemjekësisë.
Kriza nxori në pah pozicionin e brishtë të disa ofruesve të shërbimeve dhe mbështetjen e zvogëlimit të dëmit shërbime për mbështetjen e donatorëve ndërkombëtarë. /Monitor