BallinaAktualitetKryemadhi i dorëzon përfaqësuesve të OSBE-ODIHR ‘dosjen e zezë’ të zgjedhjeve

Kryemadhi i dorëzon përfaqësuesve të OSBE-ODIHR ‘dosjen e zezë’ të zgjedhjeve

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka dorëzuar “dosjen e zezë” të 25 prillit delegacionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR.

Sot delegacioni me në krye shefen, Ursula Gacek vizitoi Kryemadhin në selinë e LSI për të diskutuar për zgjedhjet e 25 prillit.

LSI ka pretendimet e saj për zgjedhjet e 25 prillit, dhe duket se ka dorëzuar edhe ajo dosjen e saj për problematikat e evidentuara dhe faktuara gjatë procesit të votimit dhe numërimit.

Më herët Gacek ka takuar dhe kryetarët e PS-së dhe PD-së Edi Rama dhe Lulzim Basha, ndërsa pritet që të ketë një raport final sa i takon zgjedhjeve të 25 Prillit.

Derimë tani ODIHR ka përmendur si shqetësues fenomentin e përdorimit të asministratës shtetërore në funksion të partisë në qeveri, ndërkohë që opozita e ka cilësuar 25 Prillin si një masakër elektorale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular