BallinaBotaPekini nxit Filipinet të shmangin ndërlikimin e situatës në Detin e Kinës...

Pekini nxit Filipinet të shmangin ndërlikimin e situatës në Detin e Kinës Jugore

Kina u bën thirrje Filipineve të shmangin ndërmarrjen e ndonjë veprimi që mund të ndërlikojë situatën në Detin e Kinës Jugore, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin.

Ai i bëri këto komente pasi sekretari i Jashtëm filipinas Teodoro Locsin bëri në “Twitter” një postim fyes mbi anijet kineze të peshkimit që lundronin në ujërat e ishullit Huangyan.

“Ishulli Huangyan është pjesë territoriale e Kinës dhe ujërat pranë tij janë nën juridiksionin e Kinës”, theksoi Wang.

“Kina i kërkon palës filipinase të respektojë sovranitetin e juridiksionin e Kinës dhe të ndalojë ndërmarrjen e veprimeve që mund të komplikojnë situatën,” tha ai, duke shtuar se “faktet kanë provuar vazhdimisht se diplomacia e megafonit vetëm mund të minojë besimin e ndërsjellë e jo ta ndryshojë realitetin.”

“Shpresojmë që ndonjë individ i caktuar nga pala filipinase do të ketë parasysh normat bazë të sjelljes dhe do të veprojë në mënyra që përputhen me statusin e tij,” theksoi Wang.

Duke e quajtur Kinën “mirëbërëse”, presidenti filipinas Rodrigo Duterte e dënoi të hënën komentin e Locsin-it. “Vetëm se kemi një konflikt me Kinën nuk do të thotë se duhet të jemi të vrazhdë dhe të parespektueshëm,” tha presidenti.

Duke i bërë jehonë deklaratës së Duterte-s, Wang vuri në dukje se dallimet dhe mosmarrëveshjet midis dy vendeve për disa çështje nuk duhet të ndikojnë në miqësinë e bashkëpunimin e përgjithshëm, që është gjithashtu një konsensus i rëndësishëm i arritur nga Kina dhe Filipinet në shumë raste.

“Kina ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet e përkushtuar për trajtimin siç duhet të mosmarrëveshjeve dhe çuarjen përpara të bashkëpunimit me Filipinet nëpërmjet konsultimeve miqësore, dhe do të vazhdojë t’u sigurojë ndihmë brenda mundësive të saj Filipineve për të luftuar epideminë dhe për të mëkëmbur zhvillimin ekonomik,” shtoi ai.

Locsin-i kërkoi ndjesë të martën në një postim të ri në “Twitter”. (Foto nga VCG)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular