BallinaKronikeE rëndë në Korint/Vajza shqiptare denoncon babain për përdhunim që në moshën..

E rëndë në Korint/Vajza shqiptare denoncon babain për përdhunim që në moshën..

Një histori e rëndë, ku në thelb ka abuzimin seksual brenda një familje, ka tronditur Korinthin. Bëhet fjalë për një 17-vjeçare shqiptare, e cila në prani të nënës së saj denoncoi babain për përdhunim. Ngjarja merr përmasa edhe më të mëdha, pasi vajza është shprehur se babai i saj kishte abuzuar me të që kur ishte 12 vjeçe.

Rasti i përdhunimit të një të miture nga babai i saj ka shkaktuar tronditje në shoqërinë e Assos, Korint. Ngjarja e rëndë, sipas informacionit, ka ndodhur në një familje shqiptare me 4 persona, prindër dhe dy fëmijë.

Adoleshentja tregoi ngjarjen para Departamentit të Policisë Vrachati, ndërkohë që policia shkoi në familjen ku jetonte çifti me dy fëmijët, ndërsa ndaluan 45-vjeçarin shqiptar.

Ndërkohë që e mitura do të transferohet për një vizitë mjekësore në një spital në Athinë për t’u ekzaminuar, ndërsa djali më i vogël i familjes, është marrë nga shërbimet sociale. Kohët e fundit 45-vjeçari ka qenë i papunë, ndërsa në familje ishte nëna e vetmja që punonte. Tanimë 45-vjeçari është arrestuar dhe po mbahet në Stacionin e Policisë Vrachati.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular