BallinaBotaNxënësja plagos dy nxënësit dhe anëtarin e stafit të shkollës në...

Nxënësja plagos dy nxënësit dhe anëtarin e stafit të shkollës në…

Një vajzë e moshës 11 ose 12 vjeç qëlloi dhe plagosi dy shokë të saj nxënës dhe një anëtar të stafit në një shkollë në shtetin amerikan të Idaho, tha policia.

Nxënësja ende e paidentifikuar, e cila është në klasën e gjashtë, solli një armë në Shkollën e Mesme Rigby në qytetin me të njëjtin emër dhe hapi zjarr.

foto galeri

foto galeri

Të tre personat që pësuan nga ngjarja pritet të mbijetojnë, thanë zyrtarët. Një mësuese arriti ta çarmatosë vajzën dhe e mbajti atë derisa policia e mori në paraburgim, thanë autoritetet.

Akoma nuk dihet motivi i kësaj ngjarjeje. Vajza “nxori një pistoletë nga çanta e shpinës, gjuajti me breshëri plumbash brenda shkollës dhe jashtë”, tha Sherifi i Qarkut Jefferson Steve Anderson, duke shtuar se vajza ishte nga qyteti afër Idaho, i quajtur Falls.

Incidenti po hetohet nga FBI dhe autoritetet hetuese lokale. Një vajzë 12 vjeçe ka rrëfyer se ishin duke bërë mësim, kur në klasë hyri një nxënëse e armatosur, që ka hapur zjarr ndaj njerëzve. Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se do ndërmarrë masa për të forcuar kontrollet mbi përdorimin masiv të armëve.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular