BallinaKryesoreFlamur Hoxha: PS nuk e bleu dot dinjitetin e malësorëve. Na penalizoi...

Flamur Hoxha: PS nuk e bleu dot dinjitetin e malësorëve. Na penalizoi…

Kukësi është i vetmi qark ku dha rezultat bashkëpunimi dhe bashkimi i forcave mes Partisë Demokratike dhe LSI-së. Kështu është shprehur drejtuesi politik i PD-së për këtë qark, Flamur Hoxha në një bisedë me Ervin Kukelin në ABC.

Në këtë qark Partia Demokratike fitoi dy mandate, atë të Hoxhës dhe Isuf Çelajt, ndërsa socialistët morën vetëm një mandat, atë të Gerta Durakut.  Ky rezultat në Kukës u arrit sipas Hoxhës pasi PS nuk arriti që të blinte dot dinjitetin e malësorëve.

Ndërsa, i pyetur se përse aleanca me LSI-në nuk funksioni në qarqe të tjera ku opozita humbi mandate, Hoxha tha se mund të bëhet fjalë për një zgjedhje jo të studiuar mirë që penalizoi opozitën e bashkuar.

Duke folur për denoncimet që PD po bën dita ditës për atë që e ka cilësuar si masakër zgjedhore, Flamur Hoxha u shpreh se kjo është një detyrë që opozita e ka ndërsa shtoi se nuk mund të braktisen qytetarët që “edhe pas 30 vitesh luftojnë që të kthehet demokracia në vend.”

“Ne kemi qenë të angazhuar çdo ditë të fushatës e pas saj, jemi të vetëdijshëm që në Shqipëri çdo gjë është e prekshme. Nuk janë pretendime. Ky është fillimi i asaj që ne kemi detyrë e duhet të bëjmë. Për një hetim të thellë. Ne besojmë që duhet të jemi opozitarë. Nuk mund të braktisnim shqiptarët që pas 30 viteve luftojnë që të kthehet demokracia në vend. Në mënyrë kapilare, Rilindja i ka blerë këto zgjedhje. Ata përdorën të njëjtin sistem me të cilin erdhën në pushtet në 2013. Nga baza e të dhënave gjetën pikët e dobëta të votuesve, ku mund të blejë votë… Sot kemi edhe fakte që po dalin të një pilotimi votash.”

Por a po e pranon opozita në një farë mënyre rezultatin e zgjedhjeve duke u futur në parlament në shtator?

Sipas Flamur Hoxhës çështjen nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

“Mendoj që të kundërshtosh që të mos njohësh zgjedhjet, nuk krahasohet me përfaqësimin e besimit që na kanë dhënë qytetarët. PD nuk ka kërkuar vota të blera, nuk ka marrë mandate me krim e presion. Nuk ka pasur ndikim në administratë.” 

Ndërsa, për iniciativën e shkarkimit të presidentit, drejtuesi politik i PD-së në Kukës tha se bëhet fjalë për thjesht një fasadë për të larguar vëmendjen nga një situatë që e cilësoi si kasaphanë. Iniciativa të tilla sipas tij kanë treguar gjithmonë që kanë dështuar. ABC News

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular