Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar për krimin që tronditi mesditën e sotme Vlorën, ku mbeti i vdekur Bledar Birçaj. 38 vjeçari i cili ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “BMW” në lagjen “Hajro Çakërri”, u qëllua nga persona ende të paidentifikuar dhe vdiq në spital prej plagëve të marra.
Hoxha shkruan se bandat veprojnë nën moton e vjeter, “godit, asgjëso dhe largohu pa firo”
“Ne mezi po prisnim që, bashkia dhe qeveria të hapnin sezonin turistik maj-shtator 2021, me një ceremoni pompoze në Lungomaren e Vlorës….ndërsa “çunat problematike” e inauguruan sezonin pranverë-vjeshtë 2021 te “Bishti Kalldremit”, nën moton e vjeter, “godit, asgjeso dhe largohu pa firo”
Mos e gezofshi sezonin “çuna”!!! Është “merita” juaj që, vlera e jetës se një shqiptari është ulur në koston e nje karikatori AK-47…” shkruan Hoxha.
Në makinë me Bledar Birçajn ndodhej edhe një tjetër person, i cili për fat të mirë nuk ka marrë asnjë plagë. Viktima pronar i një biznesi ishte një person me precedent penal, ndërsa deri tani nuk ka asnjë të arrestuar për ekzekutimin e tij.