BallinaKronikeEMRI/Atentat ne Vlorë, vritet 40-vjeçari

EMRI/Atentat ne Vlorë, vritet 40-vjeçari

Një 40-vjeçar është ekzekutuar pak minuta më parë në Vlorë. Policia ka dhënë informacionin zyrtar për vrasjen e ndodhur në qytetin bregdetar.

Policia njofton se në lagjen ‘Hajro Çakërri’, Vlorë, në rrethana  ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ‘BMW’ me drejtues shtetasin Bledar Bircaj rreth 40 vjeç ,i cili si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Vlorë, të Komisariatit të Policisë Vlorë  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular