BallinaKronikeDorëzohet në polici autori i vrasjes së 27-vjeçarit në Tiranë dhe shoku...

Dorëzohet në polici autori i vrasjes së 27-vjeçarit në Tiranë dhe shoku i tij

Është dorëzuar në polici Marjus Dema, i riu që akuzohet për vrasje e Mehmet Qemës mbrëmë në Tiranë.

Mësohet se pas kontrolleve të shumta e pamundësisë për të qëndruar të fshehur dhe pas negociatave të policisë me avokatë dhe familjarët, në këto momente u dorëzuan në Policinë e Tiranës autori dhe një nga personat prezent në ngjarje. Personi tjetër që është dorëzuar është Frenkli Myftari.

Vrasja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:15, ku Mehmet Qema dhe Marjus Dema së bashku me disa miq të tjerë kanë qenë së bashku për disa orë në ambientet e një lokali në zonën e ‘5 majit’.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular