BallinaKronikeEmri i viktimës/Policia jep detajet e aksidentit të ndodhur në Tiranë, vdes...

Emri i viktimës/Policia jep detajet e aksidentit të ndodhur në Tiranë, vdes “Xubi” i Yzberishtit

Dy makina janë përplasur sot në bulevardin e ri në zonën e Yzberisht dhe nga ky aksident ka gjetur vdekjen një person që po udhëtonte me motor.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se personi që ka gjetur vdekjen quhet Fatmir Avdillari, ai njihet edhe nofkën si “Xubi” i Yzberishtit.

“Me datë 11.05.2021, rreth orës 14:15, tek bulevardi “Migjeni”, janë përfshirë në aksident mjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. M., 38 vjeçe me mjetin tip “Opel” me drejtues L. P., 40 vjeç dhe me mjetin motor me drejtues  F. A. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i mjetit motor shtetasi F.A., rreth 45 vjeç, si dhe është dërguar në spital drejtuesja e mjetit E. M., dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular