Vajza që shihni në foto është 20-vjeçarja që u vra sot gjatë një grabitje në banesën e saj. Ngjarja ndodhi në Glyka Nera të Greqisë. Sipas mediave greke, viktima, Caroline nga Britania, vazhdonte studimet në Universitetin e Pireut, ndërsa gjatë kohës kur 3 grabitës të maskuar hynë në banesën e saj ajo ishte në papafingo me vajzën e saj 11-muajshe.
Pasi nisën ta torturonin, grabitësit mbytën të renë, duke i marrë asaj jetën në prani të foshnjës, e cila u gjet duke qarë nga babai i saj, 32-vjeçari Charalambos Anagnostopoulos, pilot në Aviacionin Civil
Sapo bashkëshorti i saj ka parë skenën, ka njoftuar menjëherë policinë. “Ejani në rrugën Panagouli në Glyka Nera. Grabitësit vranë gruan time” , -mësohet të jetë shprehur ai. Në rrëfimin e tij bashkëshorti i viktimës tha se grabitësit flisnin në gjuhën greke.
“Ishte pak pas orës 5 të mëngjesit ngjarja. Unë pashë tre burra me kapuç. Njëri ishte i gjatë. Ata bërtisnin dhe kërcënuan në greqisht. Më lidhën në një karrige dhe pastaj vazhduan me gruan time.”, -përshkroi piloti. Mësohet se grabitësit morën 15,000 euro dhe bizhuteritë, dhe u zhdukën pa lënë asnjë gjurmë.