Marjus Dema, 28-vjeçari që vrau me armë zjarri shokun e tij Mehmet Qema, është kthyer sërish në vendin e ngjarjes.
Ka raportime të paverifikuara se ai është dërguar sepse nuk është gjetur arma e krimit.
Sipas burimeve të SYRI TV, në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një makineri që prodhon kriptomonedha.
Sipas burimeve të SYRI TV, në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një makineri që prodhon kriptomonedha.
Për shkak se kjo makineri prodhon Bitcoin, në hetime është përfshirë edhe krimi ekonomik.
Marjus Dema u vetëdorëzua në polici ditën e sotme. Ndërkohë SYRI TV ka publikuar edhe videon kur ai i drejton armën viktimës.
Ende nuk dihet nëse krimi ka ardhur aksidentalisht apo jo.