BallinaKronikeKrimi rikthehet fuqishëm/ Dy atentate mafioze dhe një vrasje mes të rinjve...

Krimi rikthehet fuqishëm/ Dy atentate mafioze dhe një vrasje mes të rinjve trondisin vendin

Sapo politika ka nisur të qetësohet nga periudha e zgjedhjeve, krimi është rikthyer menjëherë në skenë me disa vrasje që kanë shokuar opinionin.

Çifti në foton më lart janë Everest dhe Silvana Çaka, të dy ranë pre e një atentati me silenciator në Elbasan. Everesti mbeti i vrarë, ndërsa Silvana u plagos në dorë. Çaka ishte në makinë, kur u qëllua për vdekje nga vrasësit që lanë të plagosur bashkëshorten e tij dhe u larguan. Ngjarja duket të jetë pasojë e një zinxhiri ekzekutimesh dhe ka lidhje me vrasjen e Arjan Spahiut në Molenbek të Belgjikës. Prokurorët belgë që hetonin vrasjen e Spahiut kishin mbërritur një muaj më parë në Elbasan dhe ardhja e tyre ka nxitur një tjetër ekzekutim. Everest Çakaj, që u vra sot, ishte djalë tezeje me Arjan Spahiun. Ky i fundit ka qenë i arrestuar për vrasjen e Gëzim Alikajt në vitin 2010.

Më lart është video nga vendi i ngjarjes, ku mbeti i vdekur Everest Çakaj.

Të hënën, viktimë e një ekzekutimi mafioz mbeti Bledar Birçaj. Dy persona të maskuar dhe të armatosur e prisnin 38 vjeçarin në vendin e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” në Vlorë. Birçaj shoqërohej nga një agjent i antidrogës, kur iu pre rruga nga atentatorët.

Nga filmimet e kamerave të sigurisë dallohet se si vrasësit kryejnë disa lëvizje prej profesionistësh, që nga mënyra si mbajnë armët, goditjet precise drejt viktimës dhe më pas tërheqja.
Bledar Birçaj rezulton të jetë vënë në pranga në vitin 2011 për një vrasje, por Gjykata ka pushuar hetimet, duke e lënë të lirë. Kjo është një nga pistat që ka në tavolinë grupi hetimor, ndërsa po hetohet aktiviteti i tij jashtë vendit. Birçaj kishte një muaj që ishte kthyer nga Spanja.

Ngjarja e tretë tronditëse ishtë ajo e mesnatës së të hënës, kur loja, që nisi si shaka me armën e mbushur përfundoi tragjikisht në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Ka qenë 28 vjeçari Marius Dema që nisi të ngacmonte shokun e tij Mehmet Qema duke i drejtuar një pistoletë në kokë, ai që u bë shkak për humbjen e jetës së të riut 27 vjeçar. Nga filmimet e kamerave të sigurisë, Qema duket teksa mbrohet me duar dhe i kërkon shokut të tij të ndalë lojën me armën, ndërsa djemtë e tjerë janë indiferentë ndaj asaj që po ndodh.

Pasi u dorëzua në polici, 28 vjeçari Marius Dema ka pranuar mes lotësh se ai ishte vrasësi i mikut të tij dhe se nuk e kishte ditur se arma ishte e mbushur. Mehmet Qema e mori plumbin në gjoks dhe megjithëse u dërgua me urgjencë në spital, nuk mundi të mbijetojë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular