BallinaKryesoreNegociatat/Nuk ka ende një datë për nisjen e bisedimeve! Çfarë thuhet në...

Negociatat/Nuk ka ende një datë për nisjen e bisedimeve! Çfarë thuhet në dokumentin që i është dërguar delegacioneve të vendeve të BE-së

spot_img
spot_img

 Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk ka ende një datë të saktë se kur do të nisin negociatat me Bashkimin Europian.

Gazeta “Panorama” ka siguruar dokumentin e punës që Këshilli i Bashkimit Europian i ka dërguar në datën 5 maj delegacioneve të vendeve të BE-së përpara mbledhjes që u zhvillua dje mes Ministrave të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian.

Në të nuk ka një datë ekzakte të nisjes së bisedimeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në paragrafin 21.2 thuhet:

“Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vetë procesi i pranimit në BE ka siguruar nxitje më të fortë për reformat dhe si e tillë, më shumë demokraci, stabilitet dhe prosperitet për popujt përkatës. Tani është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ecim përpara, së bashku me ruajtjen e vrullit të reformave në dy vende”.

Megjithatë në paragrafin 4 thuhet se në Ballkanin Perëndimor ndihet një zhgënjim i thellë lidhur me procesin e zgjerimit.

“Sot, ne duhet të pranojmë që me gjithë angazhimin e palëkundur ndaj integrimit në BE dhe nivelet e pashembullta të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së, përfshirë edhe përballjen me pandeminë COVID-19, njerëzit në rajon po përjetojnë ndjesinë e një zhgënjimi të thellë në procesin e zgjerimit. Faktorët kryesorë janë: mungesa e hapave vendimtarë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas hapjes së vendimit të Këshillit të Marsit 2020 për negociatat e pranimit, ritmi i ngadaltë i përparimit në rrugën e BE-së në Serbi dhe Mal të Zi, në zbatimin e përparësive kryesore për Bosnjë dhe Hercegovinën, dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në Kosovë dhe pasiguria në lidhje me dialogun BeogradPrishtinë. Një perceptim i dorëzimit të vonuar në BE të vaksinave COVID-19 ka ushqyer më tej një rrëfim të zhgënjimit.”

REAGIMI

Pasi përfundoi takimin me ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Europian lidhur me zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor, shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell u shpreh se qëndrimi i bllokut ndaj integrimit të rajonit nuk ka ndryshuar.

“Nuk mund t’ju flas për hapjen e kapitujve të negociatave. Ka pasur lajme për ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit, por qasja jonë mbetet e njëjta”, u shpreh Borrell.

Ai njoftoi se i ka ftuar udhëheqësit e vendeve të rajonit të vizitojnë Brukselin javën e ardhshme, për të diskutuar situatën politike në Ballkanin Perëndimor. Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi, më herët e la të hapur mundësinë, që Shqipëria mund të ndahet nga Maqedonia e Veriut, nëse kjo e fundit nuk arrin të kapërcejë veton e Bullgarisë. “Kam shpresë se ne do të mund ta mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare në qershor të këtij viti.

Nëse përballemi sërish me vështirësi me Maqedoninë e Veriut që do të thotë, nëse jemi të pasuksesshëm në bindjen e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut që të arrijnë një zgjidhje të përbashkët, atëherë pyetja që ngrihet është, nëse mund të vazhdojmë para vetëm me Shqipërinë dhe do të na duhet ta konsiderojmë atë pyetje. Mund të jetë një opsion, po”, tha mes tjerash Varhelyi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular