Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në minierën e Martaneshit. Raportohet se është shembur një galeri, ku dyshohet se ka bllokuar brenda me dhjetëra minatorë.
Katër autoambulanca dhe policia janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes, ndërsa është kërkuar ndihmë edhe nga Dibra e Burreli.
Miniera e kromit ndodhet në fshatin Thekën të Martaneshit, ndërsa priten detaje të reja në vijim.