Personi që shihni në foto është 27-vjeçari që mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në rrugën ‘5 Maj’ në Tiranë, Mehmet Qema.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:15, ku 27-vjeçari pasi u qëllua me armë ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Viktima nuk njihet si person me precedent penal, ndërkohë që policia ka shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.