BallinaKronikeAlarmi i gazetarit: Të rinjtë e papunë po rekrutohen nga krimi, vrasje...

Alarmi i gazetarit: Të rinjtë e papunë po rekrutohen nga krimi, vrasje të tilla nuk janë parë as në botë

Gazetari Enton Abilekaj ka deklaruar se në Shqipëri po ndodhin vrasje që nuk janë parë as në botë. Duke iu referuar ekzekutimit të  41-vjeçarit Everest Çaka mbrëmë në Elbasan, si dhe vrasjes së ndodhur në Vlorë një ditë më parë, Abilekaj foli në OPEN për një fenomën shqetësues.

Sipas tij, të rinjtë po punësohen nga krimi, ndërsa u shpreh se teoria e “hëngshin kokat” qeverisë, po rezulton efektive.

“Të rinjtë e papunë, që nuk gjejnë mundësi tjetër, ose i futen krimit ose punësohen nga krimi. Çdo muaj në Shqipëri ka një vrasje mafioze spektakolare. Vrasje të tilla nuk janë parë as në botë. Këtu po përdoren të gjitha teknikat ndërkombëtare të krimit.  Është vënë në dyshim siguria në këtë vend. Teoria “hëngshin kokat” që kishte qeveria, po rezulton efektive. Në vazhdojmë të prodhojmë krim, të eksportojmë dhe të importojmë krim. Kjo situatë është alarmante.”, tha Abilekaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular