BallinaOP ED“Gostia e shefave me Krimin”

“Gostia e shefave me Krimin”

Nga Bardh Duraku

Vrasjet e ndodhura kohët e fundit, janë këmbanë alarmi për rendin dhe sigurinë në vend. Menyra dhe praktika që po ndiqen në eliminimin e kundërshtarëve ndermjet grupeve rivale vështruar profesionalisht tregon se në terren gjenden struktura kriminale të mirëtrajnuara që operojnë në grupet e vrasësve me pagesë!
Nga leximi i skenës së atentateve në të shumtën e rasteve përdoren te njëjtat metoda, nga kjo kuptohet qartë se kemi te bëjme me konflikte dhe larje hesapesh mes grupeve në botën e krimit!
Nga hulumtimet e bëra mbi menyrën e ndjekur deri ne ekzekutimin të objektivit len të kuptohet se rastet e shumta të vrasjeve e kanë zanafillën kryesisht tek prishja e pazareve të drogës, apo dhe influenca territoriale në tregtim dhe shpërndarje te saj!
Struktura policore antikrim vetëm sa ekziston si emërtim, pasi në produktin final ështe inekzistent. Faktorë me ndikim objektiv dhe subjektiv që kanë të bëjnë me mangësi të theksuara profesionale në terrenin e antikrimit!
Nuk është e vështirë të konstatohet që elementë të dënuar penalisht brenda dhe jashtë Shqipërisë nuk ndodhen të kartelizuar pranë strukturave përkatëse të antikrimit për rrjedhojë nuk kontrollohen dhe bëhen kontigjentë përsëritës në krim!
Shprehur me pak fjalë, konkludohet se policia antikrim prezantohet me një nivel të ulët tekniko profesional, tepër inaktive dhe e tërhequr për shkak të politizimit dhe aktivizimit me detyra anësore, dhe në disa raste janë pikërisht shefat e tyre ata drekojnë me krimin!!!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular