Agim Nesho: Opozita duhet të ishte e mirëpërgatitur për masakrën që do të kryente Rama

0

Në Çim Peka Live, diplomati Agim Nesho, tha se opozita duhet të ishte më i mirëpërgatitur për masakrën zgjedhore që po përgatiste Edi Rama.

‘Nuk mendoj kemi arritur në atë fazë që ne do të ballafaqohemi me një vendim të faktori ndërkombëtar përfundimisht pasi të jepet rezultati i zgjedhjeve. Ne ishim dakord që në fillim që opozita duhet të kishte marrë  disa veprime për të çmontuar regjimin që në fillim. Opozita ka humbur shanse në 2017, ishte një gabim ndaj një presioni ndërkombëtar, por edhe 2 marsi ishet gabim për atë parlament që prodhoi ndryshim të Kushtetutës, ndryshim të institucioneve qeverisëse, dhe ishte edhe një shans që një lider që nuk gabon siç është Presidenti Meta mund ta kishte shpërndarë parlamentin. Por unë mendoj që opozita është nisur nga interesi publik, kur ne këtu kemi një regjim.

Unë nuk akuzoj opozitën për vjedhjen elektorale, por duhet të këtë një strategji të mirëpërgatitur ndaj deformimit të kësaj masakre elektorale.

Populli ka në dorë që në format demokratike ti shkojë deri në fund dhe të kërkojë të drejtën e tij.

Në këtë kuptim unë mendoj që edhe ndërkombëtarët në pjesën e  parë të tyre janë në pjesën ceremoniale të pranimit të zgjedhjeve, por jo esenciale.’

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.