BallinaLifestyleNga deklarata që ‘dogji’ internetin te dashuria, Albi Nako i thotë të...

Nga deklarata që ‘dogji’ internetin te dashuria, Albi Nako i thotë të gjitha, rrëfimi ndryshe i koreografit

Ish-balerini njohur dhe koreografi Albi Nako erdhi në një intervistë për pasionet, profesionin dhe veten në ‘FitStation’, në News24, me Çenkuela Hasën!

Ai zbuloi se dita e tij nis duke konsumuar mëngjesin, të cilin e përgatit vetë, dhe mbyllet në ambientet e akademisë me të rinjtë.

“Puna është adrenalina ime, dhe më pëlqen të punoj se sa të vegjetoj kafeve dhe të merrem me llafe. Dita nis duke bërë mëngjesi, shoh lajmet dhe kujdesem për oborrin lulet dhe pemët, në këtë pikë i ngjaj nënës time. Çdo ditë eci me kilometra të tëra dhe dita mbyllet në akademi midis të rinjve”- u shpreh Albi.

 

Ndërsa pyetjes së drejtpërdrejtë nëse ai është i dashuruar, koreografi iu përgjigj: “Kam lindur i dashuruar, jetoj i dashuruar dhe do të vdes i dashuruar”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular