BallinaOP EDPse zgjedhim prangat në vend të Lirisë?

Pse zgjedhim prangat në vend të Lirisë?

Nga Red Varaku

Ka një deformim shumë të rëndë në natyrën tonë si qenie politike që është pasojë e dhunimit tonë sistematik të paktën gjatë regjimit komunist, i cili me sa duket lidhet vetëm me paaftësinë për të jetuar të lirë dhe me dinjitet pas 45 vjetëve skllavëri, nënshtrim dhe përçmim.
Në fakt paaftësia për të kuptuar lirinë dhe për të jetuar me dinjitet pas gjysëm shekulli skllavërie dhe nënshtrimi nuk është një gjë e re. Është një fakt krejt i natyrshëm sepse nënshtrimi të kthehet në lëkurë të dytë dhe ka plot shembuj në historinë botërore që na e ilustrojnë këtë, por më simboliku mbetet rasti rebelimit të hebrenjve kundër Musait ( Moisiut) gjatë Eksodit të Madh drejt Tokës së Premtuar.
Eksodi i Madh është udhëtimi i një kombi të skllavëruar siç kishin qenë për 430 vjet hebrenjtë në Egjipt drejt Lirisë dhe Tokës së Premtuar.
Në kohën që endeshin nëpër shkretëtirë dhe përballeshin me vështirësi të mëdha rrugës drejt Tokës së Premtuar , paradoksalisht ata u rebeluan deri në kryengritje kundër profetit Musa, njeriut që i çliroi nga skllavëria ndaj faraonit diktator Ramses , sepse nuk i përballonin dot vështirësitë, përgjegjësitë dhe ankthin që sjell Liria.
Madje, ata ishin gati të ktheheshin sërish si skllevër në Egjipt, në tokën ku dhunoheshin sistematikisht dhe ku trajtoheshin më keq se kafshët, vetëm sepse nuk e duronin dot lirinë bashkë me rreziqet që burojnë prej saj.
Kjo sepse skllavëria ndaj atij që të ka dhunuar dhe persekutuar, lidhet vetëm me natyrën e nenshtruar të njeriut, dhe me asgjë tjetër. Akoma sot e kësaj dite psikologët apo sociologët nuk e shpjegojnë dot dashurinë e të persekutuarit me persekutorin e tij, dashurinë paradoksale për prangat në vend të dashurisë për lirinë.
Ky është deformimi i rrezikshëm shoqëror që më së miri shpjegon edhe mbështetjen që akoma e majta kriminale gëzon në Shqipëri, edhe pse ajo është përgjegjëse për genocid mbi mijëra qytetarë shqiptarë përfshi këtu gra dhe fëmijë, të cilëve akoma nuk u gjendet varri, krime të cilat jo vetëm nuk ka kërkuar falje, por mburret para shqiptarëve.
Kjo është arsyeja se pse zgjedhim diktaturën në vend të demokracisë, Lindjen në vend të Perëndimit dhe arsyeja se pse një pjesë e jona është gjithmonë gati të shkëmbejë dinjitetin e tij, lirinë e tij për një copë bukë. Nostalgjia për të shkuarën ku trajtoheshim më keq se kafshët, nuk është gjë tjetër vetëm se reflektim i paaftësisë tonë për të jetuar si qytetarë të lirë dhe me dinjitet pas skllavërisë dhe nështrimit.
Kjo është dhe arsyeja e përbuzjes ndaj martirëve që sakrifikuan jetën e tyre nëpër burgjet e regjimit dhe e respektit tonë për dhunën dhe kjo është arsyeja e refuzimit dhe rebelimit kundër atyre që e çliruan këtë popull nga prangat e regjimit, e vërteta më e madhe e të cilëve është pasqyrimi i shëmtisë sonë kolektive dhe gabimi më i madh i të cilëve është përpjekja e vazhdueshme për të na çliruar nga prangat e skllavërisë dhe përpjekja për t’i rikthyer shqiptarëve dinjitetin e neperkembur.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular