BallinaOP ED“Demokracia në udhëkryq - Shqipëria në rrezik”

“Demokracia në udhëkryq – Shqipëria në rrezik”

Nga Ardit Gjinali

Demokracia është në udhëkryq…Shqipëria nuk mund të mos jetë në rrezik…përditshmëria e sotme është shkurajuese në palcë, por nuk mund të ndalet secili fluks që ka vullnetin e palëkundur për ndryshimin në këtë vend…vullnet për mbrojtjen e demokracisë dhe të pluralizmit politik… duhet të jemi bashkë-udhëtarët e përpjekjes për të ndaluar instalimin e autokracisë…ne nuk mund të jemi pjesëmarrësit asfare të dinjitetshëm në marshin funebër të pluralizmit politik dhe demokracisë…shpresa është goditur rëndë..besimi është në kufijtë e shuarjes…nuk mund ta lejojmë…demokracia dhe pluralizmi politik nuk mund të kthehen në një kujtim…të tillët do të jenë shpirti i patjetërsueshëm i qëndresës qytetare…të tillët janë thelbi i ekzistencës normale të një shoqërie…bashkë duhet të ndalojmë tingëllimin e kobshëm të  kambanave të mandatës së mandatit të tretë…PO, por me besim tek njëri tjetri.

Një re trishtimi…njëjtë  si rrjeta e merimangës helmuese që vërtitet lirshëm në terrenin e pisllëkut ndenjës që kutërbon të tillin helm…helmi ndaj lirisë dhe mundësisë për ndryshim…një tis pezmi në fytyrat çehre-prishura të shpirt-drobiturve qytetarë..të tillët  që vështrojnë paradën e gjoks-rrahjes krenuese të arradhës zë-trashur që valëvisin  krenueshëm flamurin e bitisjes së secilës normë dhe standarti  demokratik…vegimit të të tillëve  në honet e errësirës së dëshiruar pushtet-ushtruese, e tilla asfare e kërkuar nga qytetari i zakonshëm  që kërkoi dhe votoi të tillin ndryshim…të domosdoshëm dhe thelbësor për një frymëmarrje demokratike që do të shmangte kalbëzimin e një sistemi politik të gërryer  nga deformimi i vazhdueshëm i vullnetit qytetar…deformim që është metastaza helmuese që  sëmur  trupin politik të Republikës…deformim që është pika e origjinës së ngrehinës anomalike që prodhon monstrumin politik…uzurpues në secilën hapësirë ..mbytës në secilën qelizë…tallës në secilën dekikë.

Djallëzia politike me fytyrë njerëzore ngërdheshet zëshëm dhe kumbon në veshët e të pa-zëshmëve..dëshmon që do të vijojë të qëndrojë ngultas për të mos u shkulur dot..kujton për të mos harruar që saga për të pa-zëshmit vijon me vullnet të zi jo-njerëzor nga shkaktarët e së tillës…gajaset me duar-lidhjen e të tillëve që vështrojnë përhumbtas diku në horizontin e munguar… duke mos pranuar  një realitet të zymtë, të trishtë dhe vrastar për demokracinë…një realitet i dëshiruar nga hordhitë autokratike pushtet-mbajtëse…realiteti i një pranvere  gri…e tilla dhe në kushte metereologjike…në motin që vajtoi përpara  25 Prillit për enumeracionin e paudhësive që vijuan të tillën udhë të zezë për të shndërruar shumicën morale dhe numerike të shoqërisë në të tillën rrugëhumbur në gjetjen dhe jetësimin e shpresës. Shqipëria e së sotmes është duke u orvatur në drejtimin e padëshiruar të instalimit tërësor të një regjimi politik…i njëjti regjim që do të rreket të prezantojë iluzionin e gënjeshtërt të  Shqipërisë që kridhet kinse lumturisht plazheve dhe deteve , por që do të ketë të përcaktuar shuplakën e rëndë të dallgës autokratike…e tilla që do të tentojë përdhunshëm të shuajë secilën gjurmë të së djeshmes…e djeshmja që është temjani për djallëzinë autokratike që po ngre krye duke qëndruar mbi kryet e secilit shqiptar të zakonshëm për të dërguar vendin në një rrugë pa krye nën hyqmin e KryeKreut.

Sot është asfare e thjeshtë, por sot duhet të ndalim humbjen e së nesërmes duke u bërë të gjithë bashkë…me arsye, me besim, me vërtetësi, me dorën në zemër dhe duke parë në sy njëri- tjetrin..një bashkim i vërtetë   dhe një ri-mbledhje e secilit përmes hapjes dhe lirisë…  është Zgjidhja! Ende nuk është pashmangëshmërisht vonë!

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular