BallinaBotaEkspozita e Rrugës së Mëndafshit, 24.6 miliardë dollarë marrëveshje investimesh

Ekspozita e Rrugës së Mëndafshit, 24.6 miliardë dollarë marrëveshje investimesh

Në Ekspozitën e 5-të Ndërkombëtare të Rrugës të Mëndafshit, e cila u mbyll të shtunën në kryeqendrën e provincës Shaanxi të Kinës Veriperëndimore, Xian, u nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me vlerë 158.3 miliardë juanë (24.6 miliardë dollarë).

Marrëveshjet përfshijnë 72 projekte kryesore në fushat e arsimit, bujqësisë moderne dhe industrisë së teknologjisë së lartë. Në ekspozitë u firmosën gjithashtu projekte me investime të huaja me vlerë 7.7 miliardë dollarë.

Ekspozita pesëditore tërhoqi më shumë se 1 900 përfaqësues dhe të ftuar nga 98 vende dhe rajone, si Sllovakia, Belgjika, Koreja e Jugut, Taxhikistani dhe Zambia.

Pjesëmarrësit në ekspozitë thanë se, në sfondin e pandemisë së COVID-19 që vazhdon të përhapet në tërë globin, entuziazmi i bashkësisë ndërkombëtare për të promovuar bashkëpunimin me cilësi të lartë në kuadër të “Një brez, një rrugë” i ngjan një vote të fuqishme besimi për këtë nismë.

“Një brez, një rrugë”, e propozuar nga Kina në vitin 2013, synon të ndërtojë rrjete tregtare dhe infrastrukturore që lidhin Azinë me Europën e përtej, përgjatë itinerareve të Rrugës të lashtë së Mëndafshit, për zhvillimin dhe lulëzimin e përbashkët.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vëllimi i përgjithshëm i tregtisë midis Kinës dhe vendeve përgjatë “Një brez, një rrugë” arriti në 9.2 trilionë dollarë nga viti 2013 deri në 2020-n, ndërsa vëllimi i investimeve nga ndërmarrjet kineze në këto vende ishte 136 miliardë dollarë.(Zhan Dian/Artan)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular