BallinaOP EDNdërkombëtarizimi i masakrës dhe krimit të zgjedhjeve, duhet të paraprijë protestat për...

Ndërkombëtarizimi i masakrës dhe krimit të zgjedhjeve, duhet të paraprijë protestat për mosnjohjen e tyre

Nga Aleks Kapllaj

Ndërkombëtarët, ata që jetojnë në vende të lira, jo në Shqipëri, duhet të informohen me fakte për shkeljet dhe mekanizmat e Ramës që mpanipoloi zgjedhjet dhe atij i mbyllen dyert në të gjitha istitucionet evropiane. Ndërkombëtarët që jetojnë në Shqipëri, janë të detyruar të pranojnë vetëm pushtetin e radhës, si detyrë e tyre burokratike. Pra, këtyre të fundit, u duhet prezantuar formalisht vetëm vendimi i mosnjohjes së zgjedhjeve dhe denoncimi i tyre. Njëkohësisht duhet denoncim të krimit të zgjedhjeve në shtypin kryesor të huaj dhe jam i bindur se ndërkombëtarët menjëherë do të deklarohen kundër zgjedhjeve të manipoluara nga rilindja e Ramës, për të cilën ai mund të përjashtohet nga PSE, Partitë Socialiste Europiane, për dëmin e pariparueshëm, që i ka bërë demokracisë në Shqipëri dhe një preçedent i papranueshëm në historinë e demokracive europiane. Është detyrë e Bashës të denoncojnë sa më shpejt deformimin e zgjedhjeve nga rilindja tek aleatët e saj Partia Popullore Evropiane, te Partia Socialiste Europiane, në të gjitha Istitucionet europiane, tek të gjithë parlamentarët evropian, të djathtë e të majtë me fakte dhe dokumenta, që ata të dënojnë masakrën që Edi Rama i beri Istitucionit të zgjedhjeve në Shqipëri. Denoncimi kundër krimit elektoral ka dy pika të papajtueshmërie me rregullat e pluralizmit dhe demokracisë: përdorimi i të dhënave elektronike shtetërore për qëllime politike nga partia në pushtet dhe përdorimi i fondeve të rindërtimit gjatë muajit para datës së zgjedhjeve ( 25 mars deri më 25 prill), rreth 69.1 mln euro, që dënohesh nga 4 deri në 12 vjet me heqje lirie, pastaj vijnë manipolimi dhe modifikimi i fletëve të votimit dhe blerjes së vullnetit të shqiptarëve. Pra duhet denoncim në shtypin e huaj. Në Shqipëri, me perjashtim të dy tv dhe disa portale, të tjerët i paguan Rama, nëpërmjet fondeve shtetërore dhe disa PPP. Mosnjohja e zgjedhjeve, është detyrim politik e shoqëror për gjysmën e popullsisë të përjashtuar nga Istitucionet pluraliste. Më pas, duhet të fillojnë protestat më qëllim ribërjen e zgjedhjeve parlamentare me Kod të ri zgjedhor dhe me qeveri teknike e njëkohësisht zhvillimin e zgjedhjeve lokale të parakohshme. Ndërsa, kritikat dhe opinionet e brëndshme brenda PD dhe opozitës, duhet të bashkohen vetëm në shërbim të largimit të Ramës, pa shpenzuar asnjë energji që nuk ka këtë synim. Kushdo që është larg këtij qëllimi, po punon për të humbur kohë dhe për t’i shërbyer instalimit të diktaturës së re në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular