BallinaKronike“Nxirre jashtë këtë”, operacioni në Kosovë, Artan Hoxha tregon si e shoqëruan...

“Nxirre jashtë këtë”, operacioni në Kosovë, Artan Hoxha tregon si e shoqëruan në polici

Në kohën e duhur dhe në momentin e duhur. Ky është episodi i shkëputur sot nga raportimi i gazetarit investigativ Artan  Hoxha teksa u ndodh në mënyrë të rastësishme në Lipjan teksa Dea amerikane bashkë me forcat shqiptare dhe ato të Kosovës në bashkëpunim me italianë zbarkuan në magazinat ku u kap sasia e drogës që vinte nga Brazili në kontejnerë me mish.

Artan Hoxha tregoi në ABC me gazetarin Endri Xhafo episodin e ndodhur sot. Ai u shpreh se fillimisht e kanë shoqëruar si kalimtar të rastit dhe më pas e kanë nxjerrë jashtë nga magazine në momentin kur e kanë njohur.

“Besoj se unë ndryshe nga kolegët e atje që merrnin një lloj leje unë isha si kalimtar I rastit. Isha në trotuar në anë të rrugës në hyrje të Lipjanit. Aty ka të parkuar kamionë që bëjnë transport dhe magazinim frigoferik. Makinën e larguam pak në distancë dhe ai momenti i parë i befasisë nxirr aparatin dhe KÇK, fillo filmo.

Dhe në atë moment një nga ato forca speciale civil erdhi dhe më tha kush je ti. I dhashë kartën e identitetit. Ke kartë gazetari. Jo i thashë se jam si qytetar jam rastësisht këtu, ishte shumë interesante nga brenda. Pashë persona që ishin arrestuar aty.

Nuk i njihja, nga kontaktet me eprorët e vet ata më njohën. Ishin oficerët tanë të anti-drogës dhe thanë nxirreni jashtë çfarë e keni future brenda. Në ato momente ishin duke fiksuar provat në vendin e ngjarjes. Nuk mund t’i hapnin dhe t’i peshonin sepse aty ka gjurmë gishtash. Prandaj është vonuar peshimi”, deklaroi Artan Hoxha./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular